CENTURY 21 The Point & TIRANA BANK promovojne nje fushate te re
Mbi bazen e nje marreveshjeje te arritur pak dite me pare, agjensia e ndermjetesimit te pronave te paluajtshme CENTURY 21 The Point, pjese e rrjetit nderkombetar te mirenjohur ne gjithe boten CENTURY 21, dhe Tirana Bank, nje nga institucionet bankare me prestigjoze ne Shqiperi, pjese e Grupit bankar te Pireut, me shperndarje ne te gjithe Shqiperine, do te bejne te mundur fushaten e re ne ndihme te emigranteve shqiptare qe pritet te vizitojne atdheun e tyre gjate muajve te veres.
Fushata konsiston ne identifikimin e pronave qe mund te paraqesin interes per kedo qe do te doje te investoje ne vendine e tij nga ana e agjensise CENTURY 21 The Point, e cila merr persiper te sherbeje me profesionalizem dhe perkushtim kedo qe do te kete nevoje per te blere, shitur apo edhe thjesht per te marre informacione mbi tregun e pronave te paluajtshme, si dhe ne financimin e blerjes se shtepise deri ne 50% te shumes me interesa shume me te favorshme se sa interesat e kredidhenies se momentit.
Fushata, me sloganin "GJEJ RRUGEN PER NE SHTEPINE TENDE TE RE" bazohet mbi deshiren per t'i ardhur ne ndihme te gjithe emigranteve shqiptare te cilet, ne kaosin e ofertave e kerkesave qe mbizoteron ne tregun shqiptar te pronave te paluajtshme, do te kene mundesine te udhehiqen drejt procesit te blerjes apo edhe shitjes se pronave te tyre nga profesionistet e perkushtuar CENTURY 21 The Point, dhe per me teper do te mund te gjejne mbeshtetjen financiare te TIRANA BANK.
Standardi i arte qe karakterizon punen tone po vesh me te arte edhe rruget e Shqiperise. Ndiqeni kete rruge qe ju kthen gjithmone ne vendlindje dhe ju jep garancine e nje investimi afatgjate!
Ne diten e te Dashuruarve, CENTURY 21 The Point, duke permbushur nje prej objektivave te saj qe lidhet me vendosjen e klientit ne qendres te gjithe ve...