|
|
|
|
CENTURY 21 The Point - ZYRA E PARË NË SHQIPËRI E KOMPANISË MË TË MADHE NË BOTË TË NDËRMJETËSIMIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME Në Tiranë hapet e para zyrë e ndërmjetësimit të pronave të paluajtshme nën markën e mirënjohur amerikane Century 21.
CENTURY 21 The Point ka marrë përsipër të implementojë në mënyrën më të mirë të mundshme parimin mbi të cilin mbështetet Sistemi CENTURY 21® që është profesionalizmi dhe ndershmëria. Ajo, duke qenë pjesë e rrjetit global të zyrave CENTURY 21, futet me të drejta të plota në radhën e 9.000 zyrave simotra që operojnë në mënyrë të pavarur në më shumë se 70 vende të botës.
Stafi ynë, i përbërë nga menaxherja e zyrës dhe nga 7 ekspertët e parë të ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme, pasi kanë kryer trainimin e detyruar për të qenë pjesë e Sistemit CENTURY 21, janë të gatshëm të zbatojnë në praktikë gjithçka kanë mësuar, për t’i dhënë kështu jetë një epoke të re në tregun e ndërmjetësimit që është epoka e profesionalizmit.
Duke zgjedhur një ekspert CENTURY 21 The Point për të shitur apo blerë pronën tuaj, ju keni zgjedhur të punoni me një skuadër të tërë profesionistësh të cilët do të përpiqen për ju, duke ju ofruar mundësitë dhe zgjidhjet më të mira. Angazhimi ynë ndaj jush mbështetet mbi integritetin, besimin dhe plotësimin e nevojave tuaja. Gjithashtu ju do të merrni edhe përparësinë e të punuarit me një profesionist i cili ka njohuri të gjera e të përditësuara mbi tregun.
CENTURY 21 The Point
Standardi i artë.
|
• Dashuria kerkon KOHE!
• CENTURY 21 The Point - Nje vit aktivitet ne tregun shqiptar
• CENTURY 21 The Point & TIRANA BANK promovojne nje fushate te re
• CENTURY 21 The Point behet anetare e Dhomes Amerikane te Tregtise
• CENTURY 21 The Point organizon Shtepine e Hapur
|
|
|
| |
|
| |
 Gjurmët më të hershme të ekzistencës së banimit të njeriut në teritoret e sotme shqiptare janë shumë të hershme.
Ato nisin që rreth 50000 vjet më parë dhe janë të bazuara mbi zbulimet arkeologjike të kryera në teritorin e Shqipërisë së sotme.
MË SHUMË ... |
|
|
|
|