English    
Vendndodhja
Lloji i kontratës
Çmimi
Dhoma Tualete
Kërko për:
 
CENTURY 21 The Point

CENTURY 21 The Point është e para zyrë në Shqipëri e Sistemit të mirënjohur në fushën e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme CENTURY 21.
Ajo ka marrë përsipër të implementojë në mënyrën më të mirë të mundshme parimin mbi të cilin mbështetet Sistemi CENTURY 21 ® që është profesionalizmi dhe ndershmëria.
CENTURY 21 The Point, duke qenë pjesë e rrjetit global të zyrave CENTURY 21, futet me të drejta të plota në radhën e 9.000 zyrave CENTURY 21, shpërndarë në më shumë se 70 vende të botës.
Vendndodhja
CENTURY 21 The Point gjendet në zemër të kryeqytetit të Shqipërisë, në Bulevardin “Gjergj Fishta” (pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës). Me ambientet e reja, infrastrukturën dhe teknologjinë në dispozicion, ne marrim përsipër t’i japim rëndësinë dhe dinjitetin e duhur momentit të shitblerjes së një shtëpie, konsumatorit shqiptar e mbi të gjitha vetë profesionit të ndërmjetësuesit.

Të gjesh një shtëpi të re apo një pronë ashtu siç e doni ju nuk është e lehtë, për më tepër në kushtet e një tregu jo shumë të qartë.
CENTURY 21 The Point është këtu që ëndrrat tuaja t’i bëjë realitet. Ne duam t’ju shoqërojmë hap pas hapi drejt zgjedhjes së shtëpisë suaj, duke ju mbështetur, këshilluar e mbi të gjitha duke qenë nga ana juaj, blerës, shitës e investitore, sepse më e rëndësishme se gjithçka për ne është korrektesa dhe profesionalizmi.
Ne nuk duam t’ju themi se ç’duhet të bëni. Ne jemi pranë jush për t’ju përgjigjur pyetjeve tuaja, nevojave tuaja dhe për të përligjur pritshmërinë tuaj.
Stafi ynë, i përbërë nga menaxherja e zyrës dhe nga 7 ekspertët e parë të ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme, pasi kanë kryer trainimin e detyruar për të qenë pjesë e Sistemit CENTURY 21, janë të gatshëm të zbatojnë në praktikë gjithçka kanë mësuar, për t’i dhënë kështu jetë një epoke të re në tregun e ndërmjetësimit që është epoka e profesionalizmit.
Duke zgjedhur një ekspert CENTURY 21 The Point për të shitur apo blerë pronën tuaj, ju keni zgjedhur të punoni me një skuadër të tërë profesionistësh të cilët do të përpiqen për ju, duke ju ofruar mundësitë dhe zgjidhjet më të mira. Angazhimi ynë ndaj jush mbështetet mbi integritetin, besimin dhe plotësimin e nevojave tuaja. Gjithashtu ju do të merrni edhe përparësinë e të punuarit me një profesionist i cili ka njohuri të gjera e të përditësuara mbi tregun dhe në mënyrë të veçantë mbi zonën që juve ju intereson më shumë.
Shërbimi i individualizuar që ne ofrojmë ju garanton se nuk jeni thjesht një Blerës apo një Shitës çfarëdo. Ne e kuptojmë që një blerje e tillë është një nga hapat më të rëndësishëm që hidhen në jetë prandaj edhe ju ofrojmë një shërbim të plotë e të detajuar i cili do t’ju bëjë të ndiheni më të sigurt në vendimin tuaj edhe në vitet që do ta pasojnë atë.

Ne ofrojmë:

  • Vizitë falas të shoqëruar në pronë
  • Një plan të detajuar marketingu
  • Tabela “SHITET”, “U SHIT”, “ME QIRA” në secilën pronë
  • Profesionistë të trainuar e të përkushtuar që negociojnë për ju
  • Prezantim i pronës suaj në faqe lokale, kombëtare  e ndërkombëtare interneti
  • Vlerësim të krahasuar të tregut falas
  • Konsulencën më të plotë juridike, financiare e urbanistike për zhvillimin e pronës suaj

CENTURY 21 The Point
Standarti i artë.

Çdo zyrë operon dhe është në pronësi të pavarur.

   
 
   
Dashuria kerkon KOHE!

Ne diten e te Dashuruarve, CENTURY 21 The Point, duke permbushur nje prej objektivave te saj qe lidhet me vendosjen e klientit ne qendres te gjithe ve...
CENTURY 21 The Point - Nje vit aktivitet ne tregun shqiptar

Ne janar te ketij viti, CENTURY 21 The Point,  agjensia e pare shqiptare e sistemit te mirenjohur nderkombetar te ndermjetesimit...
 

Gjurmët më të hershme
të ekzistencës së
banimit të njeriut në
teritoret e sotme
shqiptare janë shumë të
hershme.


Ato nisin që rreth 50000 vjet më parë
dhe janë të bazuara mbi zbulimet arkeologjike të kryera në teritorin e Shqipërisë së sotme.

MË SHUMË ...