English    
Vendndodhja
Lloji i kontratës
Çmimi
Dhoma Tualete
Kërko për:
 
CENTURY 21 Albania

Që nga dhjetori 2007, nëpërmjet një marrëveshjeje franchise, Grupi Dudaj ka fituar të drejtën e zbatimit të sistemit më të fuqishëm ndërkombëtar në tregun e ndërmjetësimit të pronave të paluajtshme që është sistemi CENTURY 21®.
Pas një pune të gjatë për implementimin sa më të mirë të këtij sistemi, më 29 shtator 2008 u bë e njohur publikisht prania e Sistemit CENTURY 21® në Shqipëri, duke zgjuar një interesim të madh në media dhe në grupet e interesuara të fushës.
“Prezantimi i CENTURY 21® në Shqipëri përbën një arritje të shkëlqyer për mua personalisht dhe për ekipin tonë”, - deklaroi Z. Besnik Dudaj, President i  CENTURY 21 Albania. “Jemi mjaft entuziastë të ofrojmë të gjitha burimet cilësore që sigurohen nga marka CENTURY 21®, me qëllim që të ndihmojmë dhe mbështesim klientët tanë për të blerë shtëpinë e ëndrrave të tyre.”

“Përfshirja e markës sonë në tregun shqiptar të pasurive të patundshme është një nismë frymëzuese dhe tregon vendosmërinë tonë për të rritur në nivel ndërkombëtar franchise-n tonë, përmes profesionistëve tanë të talentuar dhe sipërmarrës lokalë“, - u shpreh  Z. Tom Kunz, President dhe Drejtor Ekzekutiv i CENTURY 21 Real Estate LLC. "Jemi të nderuar që tashmë Z. Besnik Dudaj dhe DUDAJ GROUP janë pjesë e rrjetit tonë global, ndërkohë që ne hedhim themelet e markës CENTURY 21® në Shqipëri".

Sistemi global i ndërmjetësimit të Pasurive të Paluajtshme CENTURY 21® është sjellë në Shqipëri nga Grupi Dudaj, i cili operon me sukses në tregun shqiptar që prej vitit 1993, duke krijuar e drejtuar me largpamësi biznese mjaft interesante.

   
 
   
Dashuria kerkon KOHE!

Ne diten e te Dashuruarve, CENTURY 21 The Point, duke permbushur nje prej objektivave te saj qe lidhet me vendosjen e klientit ne qendres te gjithe ve...
CENTURY 21 The Point - Nje vit aktivitet ne tregun shqiptar

Ne janar te ketij viti, CENTURY 21 The Point,  agjensia e pare shqiptare e sistemit te mirenjohur nderkombetar te ndermjetesimit...
 

Gjurmët më të hershme
të ekzistencës së
banimit të njeriut në
teritoret e sotme
shqiptare janë shumë të
hershme.


Ato nisin që rreth 50000 vjet më parë
dhe janë të bazuara mbi zbulimet arkeologjike të kryera në teritorin e Shqipërisë së sotme.

MË SHUMË ...