|
Gjurmët më të hershme të ekzistencës së banimit të njeriut në teritoret e sotme shqiptare janë shumë të hershme.
Ato nisin që rreth 50000 vjet më parë dhe janë të bazuara mbi zbulimet arkeologjike të kryera në teritorin e Shqipërisë së sotme.
Disa nga kryesoret që mund të përmenden janë ato të XARES që ndodhet në Sarandë, GAJTANIT në Shkodër dhe KRYEGJASHTA e ndodhur në Fier.
Sipas autorëve të kohes vendi ka qenë i banuar nga një popullsi pellazge e cila sipas të gjitha gjasave është paraardhësja e popullsisë ilire që banoi këto teritore e më gjerë pas tyre.
Fiset ilire kishin një shtrirje të madhe që fillonte nga PIREU i sotëm në jug dhe deri në lumin DANUB në veri përfshirë këtu dhe ITALINE E JUGUT.
Të gjithë këto teritore ishin të ndara sipas fiseve, të cilët sundoheshin nga të parët e tyre që njihen me emrat mbretër.
Ndër to mund të përmendim BARDHYLIN,AGRONIN TEUTEN DHE PIRRON të cilët kanë sunduar fise ilire dhe i kane drejtuar ato kundër grekeve dhe romakkeve në kohë të ndryshme.
Në histori kanë hyrë shprehje të ndryshme “FITORE SI AJO E PIRROS” ku dhe pse ushtria e tij fitoi një betejë kunder romakeve humbjet e saj qenë të mëdha.
Pas shumë luftrash i gjithë teritori ra në sundimin e perandorise romake, një ndër më të fuqishmet e asaj kohe.
Pas vitit 395 es teritoret ilire iu atashuan Perandorise Romake të Lindjes me qendër Konstandinopojen(Stambollin e sotëm).
Gjate shekujve ne vazhdimesi ky teritor vazhdon te banohe me popullsi autoktone qe fillon te njihet me enmrin ARBERI.
Zbulimet arkeologjike te gjetura ne nje shpelle ne veri te Shqiperise qe ne histori ka hyre me emrin KULTURA E KOMANIT e perforcojne me shume kete teze.
Ajo e eshte nje deshmi e gjalle e vazhdimesise te kesaj kulture ne keto teritore.
Me vone dalin ne pah burime te tjera qe e perforcojne me shume kete teze.Ne vitin 1166 del ne pah nje teritor i quajtur PRINCIPATA ARBERIT qe sipas te gjithave gjasave ishte formacioni i pare shteteror. Ajo shtrihej ne mes teritoreve te LEZHES, KRUJES DHE DIBRES.
Me pas ne radhe kronologjike i gjithe vendi filloi te udhehiqej ne baze te ketyre formacioneve si ai Topiajve e Muzakajve Balshajve dhe Shpatajve.
Pas vitit 1389 qe ne burimet historike ka hyre si KRYENGRITJA E FUSHE-KOSOVES i gjithe territori historik i shqipetareve bie nen sundimin Perandorise Osmane nje nder me te fuqishmet e asaj kohe. Nen sundimin osman asnjehere shqiptaret nu k u pajtuan me te .Ata luftuan nen udheheqjen e nje heroi me fame boterore GJERGJ KASTRIOTIT(SKENDERBEUT), ku perreth 25 vite me rradhe ata u bene nje barriere e fuqishme e mosdepertimit te tyre ne perendim drejt Italise.
Perpjekjet e para per formimin e shtetit modern shqiptar kane nisur ne fund te shekullit XIX me Lidhjen Shqiptare te Prizerenit 1878.
Keto perpjekje u kryqezuan me sukses me 1912 kur plaku i urte ISMAIL QEMALI shpalli ne Vlore memvetesine e Shqiperise nga Perandoria Osmane.
28 nentori i 1912 ka hyre ne historine e kombit si Nentori i Dyte pasi po ne te njejten date te 1443 Skenderbeu hyri triumfalisht ne Kruje duke i shpallur lufte te pakpmpromise perandorise me te madhe te kohes asaj osmane.
Me vone Shqiperia tashme u be nje republike. Me 1924 nga Ahmet Zogu nje pinjoll i zogollajve nga rrethi i Matit ,arriti te behej kryeminister, dhe kater vjet me vone ai e shpalli veten mbret te Shqiperise e shqiptareve.
Ne vitin 1939 kur i gjithe teritori u pushtua nga Italia e me pas Gjermania.
Pas mbarimit te luftes dyte boterore ,vendi iu nenshtrua nje nder diktaturave me te egra te Ballkanit asaj te udheheqesit komunist te luftes ENVER HOXHES,e cila zgjati deri ne vitin 1991 kiu vendi perqafoi pluralizmin, dhe dalengadale po integrohet drejt Evropes se Bashkuar.
Ne 1995 vendi iu bashkua Keshillit te Evropes. Ne vitin 2005 vendi nenshkroi me Bashkimin Evropian, MAREVESHJEN E ASOCIM-STABILIZIMIT e hapi rrugen qe ne Samitin e Natos ne Bukuresht ne mars 2008 vendi te marri ftesen per tu anetaresuar me te drejta te plota takimin tjeter. Afersisht me shume se 70%e gjithe vendeve te BE dhe NATOS kane ratifikuar mareveshjet e asocimit te Shqiperise me to, dhe sipas te gjithe gjasave ne 2009 ajo do te behet anetare me te drejta te plota te NATOS dhe pas pak kohesh e BASHKIMIT EUROPIAN
|