|
CENTURY 21 The Point është zyra e parë e rrjetit mbarëbotëror të ndërmjetësimit të pasurive të patundshme CENTURY 21 në Shqipëri.
Këtu do të gjeni profesionistë të përkushtuar CENTURY 21 të cilët përfaqësojnë markën më të njohur të ndërmjtësimit të pronave sot në botë. Për më shumë se 38 vjet familja e madhe CENTURY 21, e përbërë nga mbi 9.000 agjensi që veprojnë e janë në pronësi të pavarur në më shumë se 70 vende në gjithë botën, i janë përkushtuar parimit mbi të cilin mbështetet Sistemi CENTURY 21 ®: Standarti i artë i shërbimit.
Ne i përkasim një rrjeti prej më shumë se 150.000 profesionistësh të cilët janë krenarë për atë që bëjnë, duke sjellë shërbime të specializuara e të shumëllojshme në ndërmjetësimin e pasurive të patundshme rreth e qark botës. Thelbi i përkushtimit tonë ndaj jush është të kuptojmë qëllimet tuaja personale si dhe nevojat tuaja. Jemi të gatshëm t´ju asistojmë gjatë të gjitha fazave të plotësimit të nevojave tuaja në blerjen, shitjen apo shfrytëzimin e pronave tuaja dhe të ecim përpara së bashku me ju duke punuar krah për krah për arritjen e qëllimeve tuaja. Sepse qëllimet tuaja janë edhe tonat.
Duke qenë zyra e parë e CENTURY 21® Albania, ne jemi krenarë sepse të parët do të kemi mundësinë të zbatojmë me sukses gjithë parimet e markës së mirënjohur CENTURY 21, në shërbim të konsumatorit shqiptar, i cili më në fund do të marrë cilësinë që meriton duke sjellë kështu një ndryshim të madh në tregun e ndërmjetësimit të pronave të patundshme.
CENTURY 21 The Point Standarti i artë.
Çdo zyrë operon dhe është në pronësi të pavarur.
|